Arrestohet një shtetas i Serbisë në Kumanovë, ja për çka akuzohet


Në afërsi të fshatit Reçicë të Kumanovës është zbuluar një qytetar i Republikës së Serbisë u gjet duke transportuar emigrantë nga Siria. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, M.Zh. (24) nga Serbia sot rreth orës 15:45 është privuar nga liria pasi ishte zbuluar se me një veturë “Saab” të cilën e drejtonte, transportonte shtatë emigrantë nga Siria.

Paraprakisht, ai me automjetin nuk ishte ndalur në shenjën për ndalim të dhënë nga nëpunësi i policisë dhe kishte ikur, por ishte zënë, pas çka bashkë me emigrantët kishin dalë nga vetura dhe kishin bërë përpjekje të iknin, por ishin kapur dhe arrestuar në stacionin e policisë.

“Emigrantët do të dërgohen në qendrën pranuese-transitore për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër M.Zh. do të ngrihet kallëzim adekuat”, njoftojnë nga Ministria.