Në raportin e policisë thuhet se dje rrethë orës 17.00, personi me iniciale Z.S. 64 vjeçar, i punësuar si mësues në Shkollën fillore ,,Bratsvo Migjeni,, në Tetovë, ka paraqitur në policinë e Tetvosë se në afërsi të kontejnerëve për mbeturina, në shkollë ka gjetur një thikë xhepi. Sipas tregimit të tij, thikën paraprakisht e ka hudhur një nxënës, i cili është vërejtur nga nxënësit tjerë, nëpër korridorë të shkollës duke e mbajtur në dorë.
Por <Pa Censurë> mëson nga burime anonime se nxënësi 15 vjeçarë, që ka mbajtur në dorë këtë thikë, ka qenë në ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti me atë thikë ka terrorizuar nxënësit tjerë, duke u turur t’i sulmojë.
Policia ka gjetur thikën e cila është fotodokumentuar, dhe me vërtetim është marë. Policia po punon në zbardhjen e plotë të këtij rastit.