Arrestohet pa bërë rezistencë autori i masakrës në Vlorë, ja ku e gjeti policia (foto)


Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e shtetit ka vënë në pranga autorin e masakrës së Selenicës në Vlorë. Ridvan Zykaj ishte fshehur në një kallamishte në dalje të Selenicës. Po kështu u sekuestrua arma e krimit me të cilën masakroi dy familje. Burime nga policia thanë se kanë qenë 500 efektivë në terren dhe kanë krehur zonën centimetër për centimetër. 24 vjecari Zykaj edhe pse ishte i armatosur nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit që e kanë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.
Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.