Mickoski: “Duhen zgjedhje të parakohshme, populli është kundër kësaj qeverie”


Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një intervistë për Radio Televizionin e Maqedonisë thotë se në vend duhet të ketë zgjedhje të parakohshme pasi sipas tij një gjë të tillë e kërkon edhe populli.

Qeveria pretendon se do t’i shkojë deri në fund mandati, por ne mendojmë se është mirë që të ketë zgjedhje të parakohshme, siç besojnë shumica dërrmuese e qytetarëve në Maqedoni, nga të cilët e marrim legjitimitetin. Dhe nëse e shohim si parti popullore, populli është kundër kësaj qeverie dhe të gjitha shfaqjet thonë se qeveria është katastrofike, madje edhe simpatizantët e LSDM-së dhe BDI-së thonë se qeveria është katastrofike dhe duhet të shkojë, atëherë është logjike të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, të përdorim të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion, për të arritur në zgjedhje të parakohshme parlamentare, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski./KlanMacedonia/