Besimi: “Po ndërmerren masa për sigurimin e qëndrueshmërisë fiskale” (VIDEO)


Një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave është zbatimi i reformave lidhur me përkrahjen e zhvillimit stabil të sistemit financiar, me qëllim të ruajtjes së nivelit të lartë të stabilitetit makroekonomik dhe fiskal, tha ministri i financave, Fatmir Besimi, në hapjen e Konferencës së përvjetorit të 21 të Bursës së Maqedonisë. Ai theksoi se po përballemi me një numër të madh sfidash në kushte të krizave të ndryshme, por janë të përkushtuar drejt proceseve integruese, procesit skrining me Bashkimin Evropian dhe reformave që do të mundësojnë rritje të vazhdueshme dhe të përshpejtuar.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE
“Jetojmë në një periudhë krize, sidomos viteve të fundit. Po përballemi me sfida ekonomike, ndaj të cilave duhet të reagojmë shpejt dhe në mënyrë efikase, ndërsa njëkohësisht i përkrahim edhe pikësynimet afatgjate. Prandaj edhe sektori privat edhe ne si bartës së politikave duhet të hartojmë politika që do të jenë të qëndrueshme dhe do të jenë reagim ndaj krizave, por duke mos harruar reformat dhe zhvillimin”.

Besimi shtoi se po ndërmerren masa sa i përket sigurimit të qëndrueshmërisë
fiskale dhe makroekonomike, po punohet mbi një koncept të ri të reformave tatimore, mbi zhvillimin e tregjeve financiare, u miratua Ligji për Buxhetet, ligjet e reja sa i përket themelimit të shoqërive financiare, fondet e reja, por edhe mbi Strategjinë e zhvillimit të tregjeve financiare, që paraqet strategji afatgjate, që nënkupton treg më të madh, më të suksesshëm, pavarësisht projeksioneve botërore se ky vit do të jetë i vështirë, por gjatë vitit të ardhshëm sipas zhvillimeve gjeostrategjike në nivel botëror edhe në tregun evropian mund të sigurojmë një trend tjetër sa i përket rritjes.

Ministri theksoi se mbeten partner serioz i Bursës në pjesën e zhvillimit të rregullativës së tregjeve financiare si dhe tha se për tregjet financiare është i rëndësishme dhe procesi i eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.