Policia e Tetovës në aksion për autobusët dhe furgonat

Në zonën e SPB Tetovë, sot (22-shtator) nga ora 06.00 deri në ora 10.00 është kryer kontroll aksion, ku janë përfshirë automjetet që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe taksi furgona. Gjatë kontrollit është zbuluar vetëm një automjet (TE) me defekt teknik, i cili kishte frena me defekt.

Gjithashtu, janë sanksionuar edhe dy automjete (TE-1 dhe GV-1), të cilat nuk posedonin dokumentet e nevojshme për këtë lloj transporti. Veturat me defekte teknike janë përjashtuar nga qarkullimi dhe janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj. Në kontrollin e sotëm janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 8 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-7 dhe GV-1).