MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Kumanova. Nga MPB thonë se të njëjtit janë kapur gjatë një grabitje në fshatin Kojnare e Poshtme
“Me datë 21.09.2022 në ora 23:10, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar I.V.(41) dhe M.D.(34), të dy nga Kumanova. Ata janë kapur gjatë një “vjedhjeje-grabitje” në shtëpinë e I.P. (62) në fshatin Kojnare e Poshtme në Kumanovë. Gjësendi i marrë është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë arrestuar dhe ndaluar në stacion të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.