Reperi Cllevio Serbiano, prej muajsh është një ndër emrat më të lakuar në mediat rozë. Kleviol Ahmeti u përfol gjëre e gjatë pas sherrit të bujshëm me reperin tjetër, Noizy. Së fundmi, për herë të parë ai ka bërë me dije se ka vendosur t’i japë fund armiqësisë me Noizyn dhe arsyeja ka qenë Dritan Dajti. Ai ka treguar se Noizy ka shkuar të takonte në burgun e Peqinit, Dritan Dajtin, dhe pas këtij takimi Cllevio ka vendosur të mos e shajë më.
“Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun e Peqinit takoi pedagogun tim dhe më tha pedagogu mua lëre. Është futur Tani, kupton Tanit nuk ja prisht dot. Ja prish moj ja prish, por më ndëshkon ai. Të tjerët le të më ndëshkojnë, por atë nuk dua kurrë. Edhe prap, si të thuash më është futur ai por mua ndonjëherë nuk më mbajnë nervat”, u shpreh Kleviol Ahmeti ose ndryshe si të gjithë e njohin, Cllevio Serbiano.