Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se një orë pas mesnate një 20 vjeçare nga Gostivari ka denoncuar të atin e saj të cilin e akuzon për dhunë fizike.
“Një 20-vjeçare nga Gostivari, mbrëmë (21 shtator) në orën 01:10 në SPB Tetovë ka raportuar se babai i saj 48-vjeçar e ka sulmuar fizikisht rreth orës 20:00 në shtëpinë familjare në një fshat të rrethinës së Gostivarit. Sipas raportit sulmi ka ndodhur për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare së fundmi dhe keqkuptimeve të ndërsjella. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.