Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi shprehet i prer se për asnjë vendim të cilin e ka marr deri më tani nuk ka shkelur kushtetutën. Ai ju bëri thirrje deputeteve në kuvend që kur të vij koha për ndryshime kushtetuese ti përkrahin të njejtat.
”Në fajlorin juridik nisma është e pa lejueshme, e përderisa është e palejueshme diçka mbi bazë të kushtetutës unë kam për obligim për mos të lejuar në procedurë një gjë të tillë. Nuk kam vendos unë kam informuar. Unë kam për obligim të mbroj kushtetutën ligjet dhe jo qeverinë”. Maqedonia e Veriut ka nisur negociatat me BE-në, por ndryshimet kushtetuese për futjen e pakicës bullgare në Kushtetutë paraqesin sfida të kësaj përbërje të Kuvendit. Çështja e ndryshimeve kushtetuese është obligim i vendit. Nëse gjithë mendojmë se vendi duhet të ecë përpara, dhe shpresoj se të gjithë subjektet politike që edhe një ditë me ardhë ato ska zgjidhje tjetër se përndryshe e çojmë vendin mbrapsht dhe ajo duhet të ndodhë” – deklaroi Talat Xhaferi.