Atentati në Shkodër, i afërmi i vik*timës: “A mund të vr*itet një 19 vjeçar, vetëm se punonte për persona me të shkuar kriminale?”

Qyteti i Shkodrës u trondit ditën e djeshme nga ekzekutimi mafioz që iu bë 19 vjeçarit, Erjon Xhenje. Xhenje u vra me armë zjarri në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”. I riu u qëllua me 5 pl*umba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.

Ndërkohë sot ka reaguar në rrjetet sociale një i afërm i vik*timës. I revoltuar ai pyet se si mund të vr*itet një 19-vjeçar, vetëm sepse punonte në fermën e disa personave me të shkuar kriminale. Duke iu referuar raportimeve në media se i riu punonte në një nga fermat e personave me precedent penal, ai thotë se Erjoni vjen nga një familje e thjeshtë dhe se asgjë nuk justifikon vrasjen e 19 vjeçarit.
Postimi i plotë i të afërmit:

I riu i vrarë sot është djali i vajzës së tezes time. Vjen nga një familje e thjeshtë, e ëma mësuese, i ati ka punuar si shofer, është marrë me rritje bletësh dhe punë të ndryshme për të mbajtur familjen me djersë dhe me nder.
Njerëz të qetë, të urtë e fjalë mirë. Sot marr vesh se i Erjoni paska punuar në një nga fermat e personave me precedent penale?! A është kjo arsye të vr*itet një 19 vjeçar?!