Numërimi prapa ka filluar dhe vjeshta e këtij viti pranë jush do të sjellë një nga formatet më gjigante të televizionit “Big Brother VIP Kosova”, projekti i parë dhe i vetëm i këtij lloji në vend. Pak e nga pak, ekipi i këtij mega produksioni po shpalosin surprizat për publikun.
Së fundmi u zbulua një nga befasitë e Vëllait të Madh! Ky format sjell risi një dyshe televizive në prezantim. Krah Alaudin Hamitit, është konfirmuar prezantuesja dhe aktorja Jonida Vokshi. Tashmë është momenti që të shuajmë një tjetër kurreshtje, shumë të madhe! Atë të opinionistit zyrtar të edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.
Klan Kosova njofton ekskluzivisht se një nga karriget e panelit të opinionistëve është e rezervuar për një prej personazheve më të komentuara televizive, i njohur për perceptimet e tij unike dhe komentet pikante rreth botës rozë.