Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot duke komentuar nismën për referendum mbi shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë tha se ka qëndrim personal se Levica nuk është parti maqedonase. Osmani tha se kjo parti është në funksion të propagandës ruse.
“Për Levicën kam qëndrimin tim personal, se ata nuk janë parti maqedonase, por janë parti në funksion të propagandës ruse, që ta kthejnë popullin maqedonas kundër Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mendoj se shtetit nuk do t’i bëjnë shumë dëm, për shkak se në shtet ka konsensus më të gjerë për të drejtit”, theksoi Osmani.