Gazetari Blendi Fevziu ka paralajmëruar se së shpejti në emisionin që drejtohet nga vet ai do të publikohet dosja e siguruar në arkivat shtetëtore.
Dosja në fjalë thotë se ish-presidenti i Kosovës, tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova përgjatë 20 viteve ka qenë nën përgjimin e shërbimit të shtetit komunist.
Veç kësaj, ai ishte përgjuar edhe gjatë dy udhëtimeve në Shqipëri.
“E rrallë. Se shpejti në Opinion. Në Arkivat e Sigurimit të shtetit gjendet dosja se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit Komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në dy vizitat në Shqipëri”, shkroi Fevziu.
Më poshtë edhe postimi i plotë i tij përmes rrjetit social “Facebook”.