Një nënë e re muslimane pohon se ajo është “trajtuar si një terroriste” pasi një shofer i autobusit me nr 24 nga Easton drejt qëndrës së Bristolit në Londër kërkoi që ajo të hiqte burkën dhe të shfaqte fytyrën për shkak të frikës së sigurisë, raporton Daily Mail.
20-vjeçarja tha se ishte ndjerë “e poshtëruar” kur shoferi i është kundërvënë asaj sapo ajo hipi me fëmijën e saj dy muajshe në autobus.
Gruaja mezi arriti të pyeste shoferin për një biletë kur shoferi i kërkoi që të hiqte burkën, që e linte zonën rreth syve të qartë.
Viktima, e cila ka kërkuar të mos identifikohet me emër tha se ajo është ndjerë thellësisht e zhgënjyer pasi shoferi e trajtoi sikur të ishte terroriste
Ajo tha: “Ai tha se unë isha e rrezikshme gjatë gjithë udhëtimit, duke insinuuar se do të bombardoja autobusin”.
“Si është e mundur, ta bëja një gjë të tillë kur kisha edhe një fëmijë në krah? Hamendësova se ai nuk mund të jetë nga vendi, kështu që ndoshta ai kurrë nuk mund të kishte parë një femër me fytyrë të mbuluar”
“Por, për mua trajtimi që ai më bëri në një vend public ishte e gabuar. Unë kisha fëmijën tim me vete. U poshtërova në publik, dhe unë jam e zhgënjyer. Është 2018, dhe nuk duhet të ndodhë kështu”
Drejtuesit e autobusit të linjës kanë kërkuar falje, duke thënë se shoferi ka bërë një gabim të madh dhe se ai i është nënshtruar procedurave disiplinore
Pasagjerë të tjerë në autobus, njëra prej të cilëve kishte veshur një vello rreth fytyrës, kërceu në mbrojtje të nënës së re të poshtëruar.
“Unë nuk e kuptoj pse ju intereson se si ajo është e veshur. Është zgjedhja e saj ajo që ajo vesh “, iu drejtua ajo shoferit.
Por shoferi këmbënguli: “Më intereson, sepse kjo botë është e rrezikshme. Nëse nuk e shihni fytyrën e dikujt, kjo nuk është e mirë. Në këtë kohë jetojmë … duhet të shohim fytyrat tona”