Bëhet hapja solemne e ekspozitës kolektive “Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2022” në Galerinë e Arteve-Tetovë


Sonte në hapësirat e Galerisë së Arteve Tetovë u realizua hapja solemne e ekspozitës kolektive “Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2022”. Ky event tradicional me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizohet për herë të 14-të dhe si çdo vit, edhe këtë vit u përgatit me shumë përkushtim dhe profesionalizëm nga ana e drejtorit të Galerisë z.Ilir Kurtishi,

Kolonia Artistike këtë vit u mbajt në pjesën më të bukur të Malit Sharr në Kodrën e Diellit, ku artistët krijuan vepra të shkëlqyera me tema dhe mesazhe të llojllojshme. Veprat e shkëlqyera të artistëve pjesëmarrës janë të ekspozuara tek Galeria e Arteve Tetovë. Ne emër të Drejtorit të Galerisë i falenderojmë të gjithë artistët pjesëmarrës. Ftojmë të gjithë artdashësit të vijnë dhe ti shijojnë këto vepra të shkëlqyera…