Kovaçevski tregon për ndihmën që është marrë nga Greqia


Ballafaqimi me krizën energjetike ishte tema kyçe e takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologun e tij grek Kirijakos Micotakis. Delegacione të dy qeverive u takuan në Athinë diskutuan dhe lidhën marrëveshje që furnizimi me thëngjill dhe linjit që vjen nga minierat e Greqisë do të zhvillohet pa ndërprerje gjatë gjithë tremujorit të fundit të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Kjo do të mundësojë që kapacitetet prodhuese në “TEC Manasitr” dhe “TEC Osllome” të mos kenë asnjë ndërprerje. Marrëveshja e dytë që u arrit është furnizimi i pandërprerë me mazut si edhe deri më tani e cila do të bënte që “TEC Negotina” të funksionojë pa ndërprerje.

“Ishte e rëndësishme që të merremi vesh duke pasur parasysh sepse tashmë po paraqiten mungesa të energjencave dhe energjisë elektrike në të gjithë Europën dhe të sigurojmë furnizim të pandërprerë me këto energjenca dhe nëse bëhet çfarëdo qoftë kufizimi i importi, u morëm vesh që një kufizim i tillë nuk do të vlejë për RMV-në”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut./tv21.tv