MPB e konfirmon: Ridvan Ibrahimi është sulmuar fizikisht

Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi është sulmuar fizikisht nga disa persona.

“Më 13.09.2022, në ora 09:46 në SPB-Shkup, kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.