Ariu hyri në festën e ditëlindjes dhe ia ‘mësyu’ ëmbëlsirave


Një ari hyri në festën e ditëlindjes së një 2-vjeçari në Connecticut dhe u fulmia duke ngrënë kek, derisa të pranishmit ikën brenda.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rauf dhe Laura Majidian thanë se po organizonin një festë ditëlindjeje për djalin e tyre, Cyrus, jashtë shtëpisë së tyre në West Hartford kur një ari doli nga pylli.


Prindërit dhe të rriturit e tjerë në festë nxituan për të futur fëmijët brenda, por ariu ishte më i interesuar për përmbajtjen e tryezës së piknikut, thanë Majidianët.

Ariu u filmua duke shërbyer veten me ëmbëlsira nga tavolina e piknikut, ndërsa të pranishmit në festë shikonin nga një dritare.