Shkarkohet nga detyra drejtori i NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi


Qyteti i Shkupit ka shkarkuar Zlatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizim, për shkak të arbitraritetit dhe sjelljes së papërshtatshme në procedurën e ndarjes së tenderit.

Për shkak të tentativave për ndikim, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për arbitraritet dhe sjellje të papërshtatshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktorit për tenderin prej 136 milionë eurosh, për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Perinski u shkarkua të premten, më 9 shtator 2022./KlanMacedonia/