Babai nga Shkupi rrah fëmijën dy vjeçar, ai me vetëdije të humbur dërgohet në spital


Një fëmijë dy vjeçar është rrahur brutalisht në Shkup, ndërsa gjatë rrahjes e ka humbur vetëdijen, jo zyrtarisht merr vesh TV 24.

Fëmija është dërguar në Klinikën për Kirurgji të Fëmijëve, ndërsa për babain është ngritur padi penale.

Informacionet çojnë aty se babai nën ndikimin e alkoolit e ka rrahur njërin prej katër fëmijëve të tij, transmeton Almakos.

Nga MPB-ja, e vërtetuan informacionin. Më shumë detaje paralajmërojnë gjatë ditës.