Departamenti amerikan i Shtetit në emër të SHBA-së, sot i dërgoi urim popullit të Maqedonisë së Veriut me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë së vendit.
“Me hapjen e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut këtë vit bëri përparim të shkëlqyeshëm drejt integrimeve evropiane. Aleanca në Evropë dhe synimi drejt vlerave tona demokratike është shumë më me rëndësi se kurdo herë”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken.
Në urim ceket se “në vitet që vijojnë SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetje për aleaten tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane”. Blinken gjithashtu tha edhe se “të dy vendet ndajnë vlera demokratike dhe angazhim për të drejta të njeriut, pozita e të cilave është e fuqishme në fytyrën e sfidave globale”.
“SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë me ju se si bëni përparim të shkëlqyeshëm për rritjen e prosperitetit të të gjithë qytetarëve tuaj, duke e përmirësuar sundimin e së drejtës dhe përforcimin e institucioneve tuaja demokratike. Ju dëshiroj dëshirat më të mira anë këtë ditë të veçantë”, porositi sekretari amerikan i Shtetit, Blinken.