Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri përmes një video-lidhje në Facebook ka folur rreth aktualitetit politik e social në vend.
Ai ka komentuar grevën e nisur qe 2 javë nga sektori publik. Veçanërisht, ai ka apeluar që të ndërpritet greva në arsim.
“Që ka mundësi greva mu shty mbas nja 6-7 muaje dhe kryeministri më pas të negociojë. Kryeministri ka përgjegjësi morale dhe t’i merr përgjegjësit. Ky vend ka nevojë për zgjidhje”, është shprehur ai.
“Mos e merrni popullin në qafë me këto protesta e gjana. S’është koha e tollovisë. Unë s’jam ekspert, mësuesit, mjekët e meritojnë 1000 euro ndoshta, por le të forcohet edhe pak shteti dhe rregullohet gjithçka”, ka theksuar Labi.
Sipas tij, në Kosovë mundet me pas pozitivitet më shumë. “A nuk janë tu dasht, a janë tu dasht me qit në mal këtë popull, nuk e di. Panik për çdo ditë, panik. Por unë ju them mos u dorëzoni. Sugjerimi është që për rastet humane kontribuoni për njëri-tjetrin në këtë situatë ku Gjermania e Evropa është duke pas krizë”, u shpreh ai.
Më tej, Labi i bëri një lutje edhe mediave. “Pash Zotin sjellin lajme të pozitive, të mira. Sepse ka njerëz që kryejnë punë të mira. Ju e dini mirë që çdo ditë në depresion e ankth janë rinia e sodit. Është gjynah”.