Pensionistët në Maqedoni do të marrin pensionet e muajit shtator në fund të muajit me një rritje prej së paku 8 për qind.
Shuma e saktë e rritjes do të qartësohet pas analizës së të dhënave të fundit statistikore lidhur me pagën mesatare neto në vend dhe koston e jetesës, apo inflacionin.
Sipas këtyre dy treguesve, pensionet do të harmonizohen dy herë në vit, në mars dhe në shtator.
Periudha e harmonizimit të ri fillon me pensionet e muajit shtator, ku do të merret parasysh gjysma e rritjes së pagave dhe rritja e kostos së jetesës.
Kohë më parë, Qeveria dhe pensionistët ranë dakord që pensionet të përshtaten me lëvizjen e indeksit të kostos së jetesës në masën 50 për qind dhe rritjen e pagës mesatare të paguar për të gjithë punonjësit në masën 50 për qind.
Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikolovski thotë se rritje prej 2.9 për qind në muajin janar, dhe rritja dyfish më e madhe se kjo – me pensionet e muajit shtator, është e kënaqshme për pensionistët. Mirëpo, shton se në këtë kohë krize, pas ndarjes nga 1000 denarë për të gjithë pensionistët, të ndahen ndihmë vetëm për pranuesit e pensioneve më të ulëta.