Një burrë ka përndjekur një grua për 33 vjet.
Pas ankesave të përsëritura për përndjekje vetëm pas 33 vjetësh, burri është dënuar me burg 20 muaj.
Marangozi 58-vjeçar nga Falconara (Ancona) e kishte përndjekur gruan që e njihte që në fëmijëri për vite me radhë.
“Ose e imja ose e askujt tjetër” i shkruante në letra dhe në rrjetet sociale.
Madje në dhjetor 2021, i akuzuari postoi një frazë tronditëse në Facebook: “duhet të tretet në njëqind litra acid muriatik”.
Policia kishte kryer një kontroll në shtëpinë e tij, duke gjetur jo vetëm acidin e përmendur në postim një vit më parë, por edhe fotot e gruas dhe materiale që vërtetonin përndjekjen në vazhdim.
Ndër episodet e ndryshme të përndjekjes është edhe ai në të cilin dyshohet se marangozi rrinte me një armë gjahu lodër në çatinë e shtëpisë së kësaj gruaje.