Një influencuese Tik Tok-u ka vdekur në hedhjen me parashutë në Toronto, Kanada për shkak se pajisja nuk pati kohë mjaftueshëm për t’u fryrë. Tanya Pardazi, 21 vjeçe, me më shumë se 100.000 ndjekës në platformën sociale vdiq në hedhjen e saj të parë vetëm pasi përfundoi një kurs me Skydive Toronto. Më parë ajo kishte marrë pjesë në Miss Canada në të cilin kishte arritur në fazën gjysmëfinale.
Sipas faqes së internetit të Skydive Toronto, kërkohet që studentët të përmbyllin një kurs “për të gjitha njohuritë thelbësore të nevojshme që ndihmojnë në kryerjen me sukses të hedhjes së parë me parashutë”, përpara se ata të lëshohen nga 1200 metra lartësi.
Në një deklaratë në Facebook, Skydive Toronto konfirmoi vdekjen e së resë, por nuk publikoi emrin e saj. Sipas postimit, ajo u hodh me parashutë nga një lartësi e pamjaftueshme dhe kohën e nevojshme që i nevojitet mjetit fluturues për t’u fryrë./tvklan.al