Stina e dimrit do të jëtë një sfidë më e vështirë ndonjëherë për qytetarët e vendit jo vetëm për shkak të rritjes së cmimit, por edhe të frikës së restriksioneve. Por rekomandimet e qeevrisë për kursim nga ana e qytetarëve, nuk priten mirë nga këta të fundit.
Të anketuar nga “TVM2”, ata thonë se rekomandimet janë presion që vjen pas një kohe kur vetë qeveria subvenciononte qytetarët që të heqin dorë nga ngrohja tradicionale e të ngroheshin me inverterë, të cilët punojnë me energji.
Thonë se sërish do i kthehen ngrohjes me dru.
“Ne presim që shteti ta rregullon këtë gjë. Po thonë që do ta ndalin rrymën, çfarë do të ndodhë nuk e di”.
“Nuk do të pregadtemi, do të prejmë dru, ajo është më keq sepse e ndot ajrin. Por si do të lahemi atëherë”.
“Do ta shohim. Nëse do ketë reduktim të rrymës, drunjtë do të mbarojnë punën e tyre. Nese nuk ka rrymë nuk bëhet asgjë”.
“Ne jemi të kyçur nëpërmjet parnos, megjithatë nuk është vetëm çështja për tu ngrohur, gjithçka në shtëpi e kemi me rrymë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Administrata ka filluar të kursejë, kilovatët e tyre të konsumuar do të maten me kujdes. Institucionet shtetërore nga 1 shtatori filluan të kursejnë për të arritur objektivin e harxhimit të 15% më pak energji elektrike matur me të njejtin muaj të vitit të kaluar.
Edhe komunat po ndërmarin masa kursimi. Bizneset ndërkohë mundohen të përshtaten me rekomandimet e qeverisë. Masat u miratuan më 16 gusht dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars 2023.