Në 24 orët e fundit janë regjistruar 222 raste të reja Covid-19, nga 954 testime të bëra. Janë regjistruar 268 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, një 79-vjeçar nga Shkupi dhe një 83-vjeçar nga Kërçova, që të dy kanë ndërruar jetë me diagnozë Covid-19, në kushte spitalore.
Sipas regjistrit “Termini im” janë regjistruar edhe 6 pacientë të vdekur me diagnozë Covid-19. Personat kanë ndërruar jetë nga 11.08 deri me 28.08.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 340.341, numri i të shëruarve është 329.192, numri i të vdekurve është 9.489 dhe numri i rasteve aktive është 1.660.