Moderatorja u del në mbrojtje publikisht Borës dhe Donaldit: Lërini rehat


Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë bashkë dhe këtë e ka konfirmuar mikja e tyre më e mirë, Semi Jaupaj. Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqen të tre në Sunny Hill Festival. Që nga ai moment e gjithë vëmendja është rikthyer te dyshja, për të cilën publiku ka shumë kuriozitet. Së fundmi, dikush i ka kërkuar moderatores Aulona Musta, të jap mendimin e saj për çiftin e njohur. Sipas saj, njerëzit duhen lënë të jetojnë jetën e tyre.

“Lëreni njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!!
Ky është i vetmi mendim!
Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre? Dhe nëse unë e kam një mendim? Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?”, ka shkruar ndër të tjera Aulona, duke folur shumë hapur.