Në Universitetin “Shën Kirili e Metodi” në Shkup sot dhe nesër është afati i parë për regjistrim në vitin e parë akademik 2022/2023 për kandidatët të cilët rangohen vetëm sipas suksesit nga arsimi i mesëm.
Më 15 dhe 16 shtator është i dyti dhe më 28 shtator – afati i tretë. Për ata kandidatë të cilët krahas suksesit nga arsimi i mesëm rangohen edhe sipas kontrollit të njohurive dhe aftësive, afati i parë për paraqitje ishte më 25 dhe 26 gusht, i dyti është më 14 dhe 15 shtator dhe i treti më 28 shtator.
Sipas Konkursit për regjistrim në studime deri diplomike në vitin mësimor 2022/2023, në Universitetin e Shkupit janë të lira 10 918 vende.
Prej tyre, 5306 vende janë për studentë të rregullt në kuotën shtetërore të cilët paguajnë participim vjetor prej 200 eurove. Për studentë të rregullt të cilët paguajnë taksë shkollore prej 400 eurove janë dedikuar 4522 vende dhe 1090 vende për studentë të jashtëzakonshëm.