Historia e Lina Medinës, vajza e vogël që u bë nënë kur ishte vetëm 5 vjeç


Në fillim të pranverës së vitit 1939, prindërit vunë re se vajza e tyre 5-vjeçare kishte një bark të zmadhuar.

Të frikësuar se ënjtja ishte një sëmundje, e çuan vajzën te mjeku i cili zbuloi se vajza e tyre Lina Medina, ishte shtatë muajshe shtatzënë. Dhe më 14 maj 1939, Medina lindi një djalë të shëndetshëm. Në moshën 5 vjeç, shtatë muaj dhe 21 ditë.

Lina Medina ishte një nga nëntë fëmijët e familjes. Shtatzënia e saj në një moshë kaq të hershme për endokrinologët pediatër, ishte krejtësisht e paimagjinueshme. Besohet se Medina kishte një gjendje të rrallë gjenetike të quajtur pubertet i parakohshëm, i cili bën që trupi të ndryshojë shumë shpejt në atë të një të rrituri (para moshës tetë vjeç për vajzat dhe para moshës nëntë vjeç për djemtë). Prek rreth një në çdo 10,000 fëmijë.

Ajo kurrë nuk u tha autoriteteve se kush ishte babai i fëmijës. Është e mundur që edhe ajo vetë nuk e dinte. Babai i Medinës, i cili punonte si argjendar vendas, u ndalua për një kohë të shkurtër por u la i lirë dhe akuzat kundër tij u hoqën sepse nuk u gjetën prova apo deklarata të dëshmitarëve për ta quajtur atë përgjegjës. Nga ana e tij, ai mohoi ashpër të kishte prekur ndonjëherë vajzën e tij në atë kuptim.

Pasi lindi foshnja, Lina Medina dhe familja e saj u tërhoqën shpejt nga sytë e publikut. Gazetat pa sukses i ofruan familjes Medina mijëra dollarë për të drejtat për të intervistuar dhe filmuar por Medina dhe familja e saj nuk pranuan të flisnin publikisht.

Dosja e saj e çështjes përmban gjithashtu rrëfime të shumta nga mjekët që e trajtuan. Fëmija i Lina Medinës u quajt Gerardo, sipas mjekut që ekzaminoi fillimisht Medinën dhe foshnja shkoi në shtëpi në fshatin e familjes pasi doli nga spitali.

Ajo mendonte për fëmijën si një vëlla të vogël dhe po ashtu edhe pjesa tjetër e familjes. Sa i përket vetë Gerardo Medinës, ai u rrit duke menduar se Medina ishte motra e tij më e madhe. Ai e zbuloi të vërtetën kur ishte rreth 10 vjeç. Është e paqartë nëse ajo është ende gjallë sot apo jo. Nëse është ende gjallë, ajo po i afrohet të 90-tave sot.