Reagon Zana Avdiu pas rastit të dhunës në Prishtinë: “Kjo ndodh kur i mësoni djemtë e burrat se ata duhet me vendos për trupin e grave”


Aktivistja e njohur Zana Avdiu së fundmi ka reaguar rreth rastit të dhunshëm në Prishtinë, ku 5 persona e kanë dhunuar një vajzë 11 vjeçare, shkruan Pa Censurë. Ajo ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me nevojat seksuale, por ka të bëjë me urrejtjen dhe mosdurimin ndaj femrave. Sipas saj, të gjitha moshat janë dhunues, sepse edukohen që nga fëmijëria të jenë të tillë.

Sigurisht që ka me pas përdhunime.. përderisa edhe shteti edhe shoqnia, çohet e kërkojnë e bëjnë rregulla qysh me u sjellë e veshë një grua, ka shkruar Avdiu më tutje në reagimin e saj.
Avdiu shtoi se, kjo ndodh kur i mësoni djemtë e burrat se ata duhet me vendos për trupin e grave, e kur me i mbulu e me i zbulu gratë, kur me mshel gojën e kur me folë. Shoqni, qe trupin e gruas e konsideron prone te burrit, shtoi ajo më tutje, shkruan Pa Censurë.

Avdiu njihet si një aktiviste feministe ku gjithmonë reagon ndaj rasteve të tilla, dhuna ndaj grave si fizike ashtu edhe dhuna seksuale. “Na me duart e tona po krijojme e rrisim dhunues. Sepse edukimi qe ua japim djemve si shoqni, per baze e ka dhunen, e sidomos ndaj grave. Kjo ngjarje, eshte pasqyra e mendesise tone!”, ka shkruar ajo në fund të reagimit të saj./Pa Censurë/
Postimi i plotë i Avdiut:
https://www.facebook.com/1483348196/posts/pfbid02fUAg1J2RF7J8A4Uyi6HHLrG9mADQK6uy4PpZ1hmQa9jkGft9sEVAKkmd8pU2HJ7Xl/