Dona dhe Sara nxënëse të shkollës së mesme kanë ardhur të shesin rroba të përdorura në sheshin e lagjes Maxhar. E me paratë e mbledhura do tu ndihmojnë nxënësve në nevojë për t’i blerë mjetet shkollore.
Kishte prindër me fëmijë që kishin ardhur të blejnë diçka…
“Po donojmë dhe jam e interesuar për këso gjëra. Ky është një aksion shumë i mirë dhe duhet të kemi më shumë këso lloj aksione. Ju lumtë për këtë”, deklaroi një qytetare për tv KlanM.
Dejan Dimitrovski është pjesë e aksionit, thotë se interesimi është i dobët ndërsa iniciativa është për ta ngritur vetëdijën e qytetarëve për t’i shfyrtëzuar rrobat më gjatë e me këtë të ndihmohen edhe personat në nevojë.
“Ideja është të gjithë qytetarët të cilët kanë tepricë nga rrobat në shtëpi t’i shesin dhe pastaj me paratë të donojnë për nxënësit në nevojë, në këtë rast do të blejmë mjete shkollore për 30 nxënës që janë raste sociale. E dimë që kriza ekonomike është e përhapur në çdo cep të jetës tonë dhe duhet të gjejmë mënyra për t’u përballur”, deklaroi për tv KlanM Dejan Dimitrovski nga Iniciativa “Të gjelbërit nga Gazi Baba”
Kontribuam edhe ne në këtë aksion duke blerë një palë këpucë. Ndërsa për 30 nxënësit në nevojë të shkollës fillore “Mirçe Acev” në Gazi Babë u siguruan mjete shkollore./KlanMacedonia/