Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Shqipëri, ku do të takohet me shumë përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase dhe me përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale.
Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Osmani do të realizojë takime në Trobishte dhe Golobërdo, ndërsa më pas do të arrijë në rajonin e Pustecit.
Në Pustec janë planifikuar takime me kryetarin e Aleancës Maqedonase për Ardhmërinë Evropiane (MAEI), Vasil Sterjovski, si dhe me kryetarin e Komunës së Pustecit, Pali Kolevski, si dhe vizita në disa lokacione, shkolla. shtëpi përkujtimore, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për qytetarët lokalë.
Vizitën e maqedonasve në Shqipëri, Osmani e paralajmëroi dje në konferencë për shtyp në pyetjen të gazetarëve lidhur me pohimet aktuale të përfaqësuesve të komunitetit maqedonas në Shqipëri se po përballen me presion që të regjistrohen si bullgarë në regjistrimin e ardhshëm të planifikuar për tetor.
“Unë tani më kam pasur komunikim me ta dhe jemi dakorduar, do t’i vizitoj edhe Pustecin, Xhepishtën dhe Trebishtën, ku gjithashtu jeton pakicë kombëtare maqedonase në Shqipëri. Do t’i vizitoj komunat dhe shkollën dhe do të kem komunikim me qytetarët dhe shoqatat e tyre gjatë gjithë ditës nesër për të dëgjuar vërejtjet e tyre dhe për të parë se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar në komunikimin me Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Osmani.