Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet hyrje-dalje pas dialogut në Bruksel.Sipas Shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Serbia është pajtuar që të mos i kërkojë më dokumenet hyrje-dalje në kufi dhe njësoj ka bërë Kosova.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish i dërguari i Presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.Ai është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur marrëveshjen që Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë.
“Kështu Albin Kurti ka rënë dakord për çfarë Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë. Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe njëherë pranohen – por këtë herë Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.”, tha Grenell.