Bëhet hapja solemne e çerdhes komunale “Jeta” në Kamjan


Në fshatin Kamjan, sot u bë hapja solemne e çerdhes komunale “Jeta”. Në këtë hapje solemne morën pjesë edhe ministra, si ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trencevska, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, Bojana Naceva specialist për arsim, sekretari shtetëror Resmi Ejupi dhe drejtoresha e çerdhes, Afërdita Imeri, njofton Pa Censurë.

Aty nuk mungoi edhe krytari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu i cili postoi edhe disa fotografi në Facebook nga hapja solemne e çerdhes. Për mua si kryetar ishte e një rëndësie tejet të madhe që së bashku sot, me një numër të madh miqësh e bashkëpunëtorësh, bëmë hapjen solemne të çerdhes komunale në Kamjan, ka shkruar Emshiu në Facebook. Ai më tutje tha se ishte mirënjohës dhe falenderues për përkrahjen që është bërë nga Ministria për punë dhe politikë sociale dhe nga Banka Botërore.

Emshiu tha se me këto projekte dëshmojmë se jemi në shërbim të qytetarëve, dëgjojmë zërin e tyre dhe realizojmë projekte si ky, që kanë për qëllim inkluzivitetin social./Pa Censurë/
Postimi i plotë i Emshiut: