Në rundin kur Marku u rrëzua, gjyqtari e ndërpreu ndeshjen tetë sekonda më herët


Florian Marku arriti që të fitojë kundër Miguel Parra. Kjo ndeshje shkoj përtej pritshmërive, pavarësisht se meksikani renditej i 250 në botë. Në fund dueli jo vetëm që ishte i luftuar, por u prit me kërshëri deri në fund për të shpallur fituesin.

Madje në raundin e tetë, Parra arriti që të rrëzojë në tokë Florian Markun për t’i shkaktuar një nga “knock-down” e pakët në karrierë. Atje ishte momenti i vetëm i artë i meksikanit për të mbyllur ndeshjen. Por disi e pakuptueshme ishte vendimi i arbitrit, që teksa Marku po vuante nga grushtet e kundërshtarit, e mbylli ndeshjen 8 sekonda para.