Imami kosovar, Labinot Maliqi thotë se rezultatet e testit PISA janë treguesi më i mirë se a e meritojnë mësimdhënësit rritjen e pagave apo jo.
Maliqi thotë se SBASHKU duhet të kërkojë nga mësimdhënësit ta ngritin profesionalizmin në punë, para se të kërkon rritje pagash për ta.
Postimi i plotë:
Rezultatet e PISA-së, janë treguesi më i mirë se a e meritojnë mësimdhënësit rritjen e pagave apo jo. Po të zbatohej si duhet korniza kurrikulare parauniversitare nga mësimdhënësit, do të ngritej niveli i diturisë dhe shkathtësitë e nxënësve, si dhe nuk do ta kishim këtë rezultat turpërues në PISA gjatë këtyre viteve.
Shkollat janë institucione edukative dhe arsimore, që në fakt as njërën dhe as tjetrën nuk e gjenë mirëfilli të zbatueshme në Kosovë, e jo Qendra për Punë Sociale. SBASHKU, le të kërkoj nga mësimdhënësit ta ngritin profesionalizmin në punë, para se të kërkon rritje pagash për ta.