Uji në liqenin e Ohrit, në disa pjesë të bregut, është i kategorisë së tretë dhe të pestë- kanë treguar analizat e fundit të Qendrës së Shëndetit Publik në Ohër, që do të thotë se nuk rekomandohet për sport dhe rekreacion, shkruan Alsat.
Situata më kritike është në vendin e quajtur Mazia, pranë klubit të lundrimit, në fund të shëtitores së qytetit. Cilësi të dobët ka edhe uji i liqenit në lagjen Voska, në zonën përballë stadiumit.
“Aty është më i ndotur. Nuk duhet patjetër të ketë shoqatë lundrimi dhe varka me vela nuk duhet të hyjë në ujë. Uji nga gypi ishte i kategorisë së pestë ndërsa atje buron uji fekal. Leckat shihen duke fluturuar. Morëm mostër nga uji i liqenit, rreth 80 centimetra nga ana e djathtë e tubit, aty është i kategorisë së tretë dhe kimikisht është i pamjaftueshëm. Fëmijët shkojnë për të mësuar atje. Unë ende nuk e di se si nuk morën verdhëz”, tha Lidija Simonoska- Qendra e shëndetit publik, Ohër.Simonovska paralajmëron se uji nga objektet dhe tualetet publike derdhet në kallamishtet e liqenit në kompleksin e manastirit Shën Naum. Edhe ambientalistët paralajmërojnë gjithashtu se duhen marrë masa që të mos ndodhin ngjarje të tilla të padëshiruara.
“Ndonjëherë në vetë qytetin, në breg, më tej në bregun lindor afër Peshtanit, Trpejcës, Lubanishtës, ndodh sepse ende nuk ka përfunduar lidhja e tubacioneve që shërben për filtrimin e ujërave të zeza dhe një arsye e rëndësishme është se nuk është ndarë plotësisht kanalizimi atmosferik me ujërat e zeza”, u shpreh Gjoko Zoroski- ambientalist.
“Kjo nuk mund të vazhdojë kështu”. Mirë që ka kallam sepse është si barrierë, përndryshe ku derdhen këto ujëra fekale, nuk e di se çfarë do të ndodhë, plazhet përreth do të jenë fatkeqësi. Nëse jo, le të thahet liqeni dhe le të punojnë të gjitha fushat, le të bëhet një sipërfaqe e punueshme, atëherë ajo zonë do të plehërohet mirë”, tha Lidija Simonoska- Qendra e shëndetit publik, Ohër.
Uji në pjesën e Strugës është i mirë për not. Qendra e Shëndetit Publik ka kërkuar nga të gjitha institucionet kompetente që të lokalizojnë objektet që ujërat e zeza fekale i kanë lidhur në rrjetin e kanalizimit atmosferik. Nëse nuk ka reagim së shpejti, ata kanë frikë se katastrofë ekologjike mund të ndodhë në liqen./Alsat.mk
https://youtube.com/watch?v=f6ytLi1P5H4&feature=emb_err_woyt