Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, e ka përshëndetur vendimin e Maqedonisë që të pranojnë shtatë luftëtar të të ashtuquajturit Shteti Islamik ose ISIS, transmeton Portalb.mk.
MPB përpara dy ditëve i ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilët dyshohet të kenë marrë pjesë në luftime në SIri dhe Irak krahë për krahë me pjesëtarët e ISIS.
“Maqedonia ka treguar shembull të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e koalicionit global që ta mposhtin ISIS-in”, tha Bejli, duke shtuar që të tjerët duhet ta ndjekin këtë shembull.