Një burrë është arrestuar dje në Rahovec për shkak se ka sulmuar fizikisht anëtaët e familjes së tij, bën të ditur Policia e Kosovës.
Policia thotë se ai ishte në ndikim të alkoolit, dhe pas arrestimit është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në komunikatë.