Shkruan Arben Zeqiri:
Këtu shifen liderët e vërtetë, kur idealin, partinë dhe shqiptarët i vendosin para vetes. Nuk €urointegrohet në asnjë kombinatorikë regjimi për interesa personale.
Sa i “mirë” do të ishte po ta kishte futur Aleancën në Qeveri vitin e kaluar dhe do të na “rahatonte” me nga një post, do ta donim më shumë, e ndoshta edhe këshilltarë do të fitonim në Tetovë, madje shumë, jo një si ata që krekosen sot si bretkoca kur kcen nga tenxherja. Por ai s’deshi të na turpërojë, as të na shes, as të na kontrabandojë për karierën e tij, siç bënë ca kryetarë të tjerë gjatë historisë së pluralizmit, e siç bëjnë disa edhe sot duke u krenuar përkrah atyre që deri dje i shanin e bënin se gjoja i luftonin.
Tani do të mburren me burrërinë e Selës duke e shpërfaqur në forma të ndryshme. Normale, sepse ata njohin vetëm poste dhe jo dinjitet e sakrificë, ata njohin vetëm €urointegrimet, janë lakmitarë e zvarranikë.
A do ta ketë Aleanca për Shqiptarët lehtë? Jo!
Por, Ziadin Sela do të jetë aty për t’ë ndihmuar edhe këtë ta tejkalojmë. Tani edhe më fuqishëm, me kryetarin e ri që në krah e shpinë do ta ketë Ziadin Selën.