Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dënon incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainas kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.
“U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga su*lmi me sprej neoparalizues”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës në emër të Kurtit. Ndër tjera thuhet se Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
“Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim. /klankosova