Tërheqja e liqenit të Prespës po merr përmasa alarmante. Turizmi pëson dëme të mëdha për shkak të uljes së nivelit të ujit të liqenit, kurse koncesionarët e plazheve dhe hotelierët, çdo vit e shohin liqenin eduke u zhdukur para syve të tyre. Sipas të dhënave të fundit niveli i ujit të liqenit të Prespës është ulur 250-260 cm në vitin 2020, ndërsa këtë vit 330 cm. Sipas arkeologut në tërësi bregu i liqenit të Prespës është zvogëluar për 3,5 km.
250-260 cm në pjesë të caktuara të Liqenit të Prespës në vitin 2020, e njëjta arriti në 330 cm, ndërsa bregu I Liqenit të Prespës është zvogëluar për diku 3,5 km ky është devijimi serioz i ujit të Liqenit të Prespës”, tha Sasho Kiroski-arkeolog. E gjithë kjo vjen si pasojë e mos kujdesit në 50 vitet e fundit për Liqenin e Prespës thotë Kirovski. Problemi më i madh sipas tij qëndron në rrezikun e jetës bimore dhe shtazore në liqen. Ndërsa për uljen e nivelit të liqenit të Prespës thotë se ka shumë faktor mes të cilëve edhe Shqipëria edhe Greqia.
“Ne kemi rrjedhje të pa kontrolluar nga Liqeni i Prespës i cili ndodhet në pjesën e Greqisë deri te Liqeni i madh i Prespës si dhe kontrolle jo serioze të ujërave nga pjesa e Shqipërisë, sepse me ligjin që u votua në vitin 2019 Qeveria jonë duhet të reagojë ndaj Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë që të bëhet një përpjekje e përbashkët që të rriten kontrollet për sipërfaqet ujore në Liqenin e Prespës si dhe ujërat nëntokësore”, pohoi Sasho Kiroski-arkeolog.
Në analizën detajuar për nivelin e ujit të Liqenit të Prespës, përmend se ndryshimet në nivelin e ujit të ujërave të liqenit vijnë edhe nga rezultat i ndryshimeve në prurjen e ujit nga lumenjtë dhe ujërat nëntokësore, sasia e reshjeve, shkalla e avullimit të liqenit dhe përdorimi i ujit për vaditje. Tre nga katër faktorët kyç janë të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me ndikimin e ndryshimeve klimatike, si në pjesën e rritjes së temperaturës mesatare të ajrit në vend, ashtu edhe në pjesën e ndryshimit të natyrës së reshjeve gjatë viteve të kaluara.