Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën në Fier të dielën, pasi është godìtur nga një bombol oksigjeni që ishte jashtë përdorimit.
Fëmija është dërguar në spital ku mjekët e patën të pamundur t’i shpëtojnë jetën. Policia thotë se fëmija ka qenë duke luajtur me një bombol oksigjeni e cila i ka rënë në kokë duke i marrë jetën.
2-vjeçari jetonte me familjen e tij rome në Levan të Fierit. Mësohet se bombola ishte pjesë e hekurishteve që familja kishte mbledhur për ta shitur për skrap.
Njoftimi i Policisë: Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni.
Mjeti i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“- thotë policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes për të kuptuar si ka ndodhur realisht.