Pritje të gjata në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”


Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” pritet nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në VK “Bogorodicë” rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.