Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën

Një ngjarje skandaloze me protagonist sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi ka ndodhur gjatë transmetimit live të ndeshjes mes Atletik Bilbaos dhe Majorkës në rrjetin televiziv “Arena Sport”. Komentatori i cili ishte përgjegjës për transmetimin e sfidës në gjuhën serbe ka refuzuar të tregojë në disa raste se sulmuesi vjen nga Kosova duke theksuar se vendlindja e tij është nga krahina jugore serbe.

“Edhe një herë provojnë të gjejnë Muriqin dhe këtë herë ia dalin. Këtë herë njeriu që vjen nga krahina jugore serbe ia doli të ul topin me gju”, ishte një nga pjesët e komentimit gjatë ndeshjes ku shihet qartë refuzimi i komentatorit për të përmendur Kosovën.