Studim: Ushqimet fast-food shkaktojnë depresion


Ushqimet fast-food, mund të shkaktojnë trashje, lodhje në tru dhe depresion, thotë një studim i ri. Gjetjet rezultuan se yndyra e picave, hamburgerëve dhe e patateve të skuqura – depërton në tru përmes gjakut. Kjo pasi aty, fast-food prek emocionet tona, hipotalamusin dhe çon në një rritje të simptomave depresive. Ndërsa hulumtimi u krye në minj, shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të shpjegojnë lidhjet ndërmjet depresionit dhe obezitetit.

Anti-depresionët janë më pak të efektshëm për njerëzit e trashë se ato të peshës normale. Studiuesit sugjerojnë se të qenit i dhjamosur është një faktor shtesë që shkakton depresion, dhe dieta e lartë me yndyrë mund të jetë fajtori kryesor. Studimi u drejtua nga Universiteti i Glasgow dhe u botua në Translational Psychiatry.