Ministri Xhemail Çupi: Është arritur një ndryshim i rëndësishëm për pranimin e dokumenteve për personat e lindur në SHBA


Ministri i angazhuar për diasporën nga radhët e partisë Alternativa, Xhemail Çupi, ka njoftuar për një ndryshim të rëndësishëm për procedurën e pranimit të dokumenteve për personat e lindur në SHBA.

“Kam kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin se pas kërkesës sonë deri te Drejtoria për udhëheqjen e librave amë të RMV-së, ku kërkuam që të bëhen ndryshime në procedurën e pranimit të dokumenteve për personat e lindur në SHBA, është arritur sukses, gjegjësisht pjesëtarët e diasporës sonë, e veçanërisht ata nga Shtetet e Bashkuara, tashmë gjatë regjistrimit të fëmijëve të tyre në librat amë, do të mund të dorëzojnë edhe kopje të certifikatave të tyre të lindjes të vërtetuara me vulë apostile në vendin ku janë lëshuar, për dallim nga praktika e mëparshme kur duhej të dorëzohet vetëm certifikata origjinale unike, të cilat në SHBA, siç dihet, lëshohet vetëm një herë”, ka shkruar ministri Çupi.