Kim Jong Un me temperaturë, zyrtarët e Koresë së Veriut ia plasin të qarës


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thotë se vendi e ka mposhtur shpërthimin e v!rusit pasi raportoi rreth 4.7 milionë raste me temperaturë të lartë, të shkaktuara me gjasë nga v!rusi.

Në një fjalim, motra e fuqishme e Kim, Kim Yo Jong, akuzoi Korenë e Jugut për përhapjen e v!rusit. Jugu e cilësoi pretendimin e pabazë.

Zyrtarët koreano-veriore u përlotën kur ajo tha se vëllai i saj po vuante nga temperatura e lartë, që mund të jetë një tregues se është me køv!d.

Vendi nuk ka kryer testime në shkallë të gjerë për v!rusin dhe rasteve të dyshuara i referohet si ethe. Kim Jong Un ka urdhëruar heqjen e kufizimeve.

Autoritetet e Koresë së Veriut thanë se vetëm 74 njerëz, nga një popullsi prej 26 milionësh, humbën jetën nga v!rusi, një shkallë që ekspertët e kanë quajtur të pamundur.

Korea e Veriut është nen diktatin e Kim Jong Un prej vitesh, diktat që Shqiptarët e njohin shumë mirë pasi edhe ata e kanë provuar mbi lëkurën e tyre për 50 vjet.